Wednesday, November 4, 2015

Federata zyrtarizon dy miqësoret e Kombëtares






Federata Shqiptare e Futbollit ka zyrtarizuar dy miqësoret e muajit nëntor të kombëtares së Shqipërisë.

Pas shumë ndryshimesh në listën e rivalëve të mundshëm, Sekretari i Përgjithshëm, Ilir Shulku ka konfirmuar ndeshjen e parë kundër Kosovës, e cila ashtu siç ishte parashikuar do të luhet më 13 nëntor në stadiumin e Prishtinës, e parashikuar ne orën 14:00.

Tre ditë më pas, kuqezinjtë e drejtuar nga Xhani De Biazi do të luajnë kundër Gjeorgjisë. Për këtë sfidë, kombëtarja shqiptare kthehet në stdiumin “Qemal Stafa”, teksa ndeshja është vendosur të zhvillohet në orën 20:00. /albeu.com/ http://sport.albeu.com/sport/federata-zyrtarizon-dy-miqesoret-e-nentorit/219141/

No comments:

Post a Comment