Wednesday, January 20, 2016

Ndërhyrjet fantastike të Berishës, por ishte i pafat ndaj Juves (Video)


Lazio u eliminua nga Kupa e Italisë, por Etrit Berisha mund të krenohet me paraqitjen e tij.

Portieri shqiptar ishte njeriu kryesor i kryeqytetasve në sfidën ndaj Juventusit dhe me intervenimet e tij bëri që Biancocelestët të mos pranonin më shumë gola.
Ndërhyrjet fantastike të Berishës, por ishte i pafat ndaj Juves (Video)
Ai fillimisht ndali një goditje të të rrezikshmit Paul Pogba në pjesën e parë. Më pas, gjatë pjesës së dytë, ndali goditjen e Moratas që më pastaj Simone Zaza dështoi të shënonte nga afërsia.
Berisha intervenoi edhe me rastin e golit, mirëpo topi i goditur nga Stephan Lichtsteiner e kishte kaluar vijën fatale.

Gardiani shqiptar e mbajti në lojë Lazion deri në fund duke ndalur tentativat e Mandzukic e Dybala, por i gjithë mundi i tij nuk u shpagua pasi bashkëlojtarët e tij nuk u treguan efektivë në fazën e sulmit. /Telegrafi/